Gjeni Karrierën e Ëndrrave

Lidhuni me punëdhënës të nivelit të lartë dhe zbuloni mundësi që përputhen me aftësitë dhe aspiratat tuaja profesionale.

100+

Vende Punë

40+

Kompani Partnere

Pozicione të Hapura

Kush jemi

Ne jemi një partner i besueshëm në fushën e burimeve njerëzore dhe menaxhimit të talenteve, që synon të sjellë zgjidhje moderne, efikase dhe të personalizuara për bizneset e vogla dhe të mesme. Në një treg pune gjithnjë në zhvillim, ne ndërtojmë ura të qëndrueshme midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve përmes një qasjeje të drejtpërdrejtë, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve.

Me një komunitet natyral në rritje të vazhdueshme, të ndërtuar mbi besimin, profesionalizmin dhe suksesin afatgjatë, ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

  • Rekrutim dhe përzgjedhje e kandidatëve të kualifikuar
  • Konsulencë biznesi dhe strategji në HR
  • Menaxhim të rrjeteve sociale për biznese të vogla/mesme
  • Outsourcing i plotë i proceseve të rekrutimit (RPO)
  • Platformë për publikimin e vendeve të punës dhe aplikimeve online

Falë integrimit të plotë dhe sinkronizimit me platforma të ndryshme – përfshirë web-in, aplikacionet mobile dhe rrjetet sociale – ne garantojmë shtrirje maksimale dhe akses të menjëhershëm si për punëdhënësit, ashtu edhe për kandidatët.

Ne besojmë se cilësia nuk duhet të vijë me një çmim të lartë – prandaj ofrojmë çmime të arsyeshme dhe konkurruese, të përshtatura sipas nevojave specifike të çdo klienti.

Misioni Ynë

Të modernizojmë dhe thjeshtojmë proceset e rekrutimit dhe komunikimit në biznes, duke ndihmuar kompanitë të ndërtojnë ekipe të forta dhe individët të gjejnë mundësi të vërteta për rritje dhe zhvillim.

Shërbimet Tona

Ne shërbejmë si ndërmjetës midis punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke e lehtësuar procesin e rekrutimit përmes përputhjes së kandidatëve të përshtatshëm me pozicionet e lira të punës. Ne ofrojmë akses në një bazë më të gjerë talentesh, jemi të specializuar në industri të caktuara, ofrojmë mbështetje për punëdhënësit dhe kandidatët, si dhe fleksibilitet me zgjidhje të përkohshme punësimi.

Jemi në dispozicionin tuaj për t'ju udhëhequr hap pas hapi në shërbimet që ofrojmë dhe për t'ju dhënë këshillat më të mira për ju.

Zbuloni shërbimet tona të personalizuara:

1. Portali i publikimit të vendeve të punës

Përdoruesit mund të gjejnë punë, të kërkojnë për mundësi të përshtatshme pune bazuar në kritere të ndryshme, të aplikojnë për vende pune dhe të marrin njoftime për punë të ndryshme.

2. Kërkimi i CV-ve / profileve të ndryshme

Ne gjejmë kandidatë të përshtatshëm duke përdorur disa kanale: faqen tonë të internetit, rrjetet sociale, rekrutimin e talenteve dhe bashkëpunimin me universitete.

3. Outsourcing i procesit të rekrutimit (RPO)

Burimet njerëzore të jashtme i referohen burimeve ose shërbimeve të ofruara për të ndihmuar në funksionet e lidhura me HR (resurset njerëzore).

4. Konsulencë

Shërbimet konsulente në një kompani përfshijnë udhëzime nga ekspertë në fusha të ndryshme për të përmirësuar performancën e biznesit, duke përfshirë strategjinë, menaxhimin, teknologjinë, HR, marketingun dhe këshilla të specializuara sipas industrisë.

5. Menaxhimi i rrjeteve sociale

Menaxhimi i rrjeteve sociale për kompani të vogla ose të mesme përfshin krijimin dhe zbatimin e strategjive për të përdorur në mënyrë efektive platformat e ndryshme të mediave sociale me qëllim arritjen e objektivave të biznesit.

Na Kontaktoni

Telefon

+355 67 733 2083

Adresa

Rr. e Dibrës, Tiranë